Ditën e sotme është publikuar një promo më e gjatë e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Kjo është një intervistë tejet emocionale, pasi ish-çifti ‘shpërthen’ në lot në disa momente.
Ishte Afrona ajo e cila pyet Bleron se përse nuk funksionoi martesa e tyre, e ky i fundit thekson se ajo u zhduk nga jeta e tij.
Pak nga biseda:
Afrona: Pse nuk na ka funksionuar martesa Blerim?
Blero: Veç je zhdukur prej jetës time
Afrona: Edhe një çift nuk martohet me u nda, por për një qëllim, me qenë bashkë përgjithmonë…
Blero: Mendoj se kjo intervista jeme, pas 20 vitesh karrierë është më personale që ekziston