“Thuaju prindërve të mi se i dua”, mesazhi i fundit dramatik i 21-vjeçarit para rrëzimit të avionit

Mediat amerikane kanë zbuluar mesazhin e fundit dramatik të një piloti 21-vjeçar në Florida të SHBA-së, i cili vdiq kur avioni me një motor Cherokee Piper 180 me të cilin ndodhej u rrëzua të martën.

Sipas kanalit WUFT, 21-vjeçari iu lut kontrollorëve të trafikut ajror që ta ndihmonin për shkak të shikueshmërisë së ulët në zonën ku po fluturonte.

“Nuk besoj se mund ta mbaj avionin pa zbritur,” tha piloti i ri, i cili e kishte blerë avionin vetëm dy javë më parë.

“Po humb lartësinë, thuaju prindërve që i dua”, ishte komunikimi i fundit i 21-vjeçarit me kontrollorët e trafikut ajror përpara se të rrëzohej me shpejtësi të madhe.

Sipas raportimeve, avioni me një motor ishte nisur sipas rregullave VFR (Visual Flight Rules), që do të thotë se piloti duhet të kishte qëndruar larg zonave me re dhe në një lartësi prej të paktën 300 metrash mbi tokë.

Sipas të njëjtave informacione, 21-vjeçarit iu tha se avioni që bleu funksiononte sipas rregullave VFR, prandaj fluturimi ishte i rrezikshëm në atë zonë.

Pak para nisjes, një kontrollues i trafikut ajror thuhet se i tha pilotit të ri që të priste pasi pa se kushtet e motit po përmirësoheshin. Vlerësimi paraprak i Autoritetit të Aviacionit Civil të SHBA ishte vetëm se avioni u rrëzua në rrethana të panjohura./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *