Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Zeqaj është parë të futet në ambientet e SPAK.
Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Zeqaj nga prokurorët e kësaj strukture apo se për çfarë do të dëshmojë. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme pritet dhe një prononcim për mediet nga ana e ish-zyrtarit.