Tentoi të vriste kunatin me armë gjahu, shqiptari i dehur arrestohet në oborrin e një kishe në Selanik

Policia greke ka vënë në pranga një 9-vjeçar shqiptar, i cili tentoi të vriste kunatin e tij 37-vjeçar në zonën e Lagadës. Ndaj tij është hapur një dosje për vrasje në tentativë, rezistencë dhe shkelje të ligjit për armët.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën më të gjerë të Lagadas, kur sipas ELAS-it, 39-vjeçari nën efektin e alkoolit dhe me armë gjahu ka qëlluar në drejtim të 37-vjeçarit pa e plagosur.

Kur 39-vjeçari u pikas në Lagadas, ai qëlloi në ajër për t’iu larguar policëve dhe më pas hyri në oborrin e kishës së Epifanisë së Timiou Prodromos dhe Agia Anastasia Farmakolytri , ku, pas veprimeve të koordinuara nga policia, ai është arrestuar, pavarësisht rezistencës së fortë që ka bërë.

Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën e gjerë të Lagadas dhe e cila, siç u konstatua, kishte fishekë të gatshme për përdorim në dy dhomat. 37-vjeçari mbante një rrip gjuetie të mbushur me fishekë të llojeve të ndryshme, i cili gjithashtu u sekuestrua.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Selanikut./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *