Tensione para Kryesisë së Kuvendit, Garda s’lejon deputetët e Rithemelimit të futen brenda, Flamur Noka s’pyet d

Tensione para Kryesisë së Kuvendit. Tetë deputetë të Rithemelimit, të përjashtuar, kanë tentuar që të hyjnë në godinë, por janë penguar nga Garda e Republikës.

Mësohet se nuk janë lejuar që të futen në Kuvend deputetët: Albana Vokshi, Ervin Salianji, Edmond  Spaho, Petrit Doda, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Edi Paloka.

Ata kanë shkelmuar portën dhe janë përplasur me punonjësit e Gardës, të cilët kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në mbledhjen në të cilën do të diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2024.

Deputeti Flamur Noka ka kapërcyer kangjellat dhe është futur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa deputeti Saimir Korreshi ka tentuar të kalojë kangjellat e godinës, por nuk ka mundur dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com