Teknologjia e lartë fuqizon instalimin e parë cilindrik FPSO të Azisë në Kinë

Impianti i parë cilindrik i prodhimit, ruajtjes dhe shkarkimit (FPSO) i Azisë, Haikui Nr. 1, po i afrohet përfundimit pas lidhjes së suksesshme të hënën të kabllos së saj të 12-të të ankorimit në fushën e naftës Liuhua në pellgun e lumit Pearl në Detin e Kinës Jugore, njofton “CGTN”.

Krijuar nga ekspertë kinezë, Haikui Nr. 1 tregon një hap përpara në sferën e pajisjeve të naftës dhe gazit në ujë të thellë dhe në det të hapur.

E përbërë nga afro 600.000 komponentë të montuar në mënyrë të ndërlikuar, kjo strukturë kolosale është rreth 30 kate e lartë dhe peshon rreth 37.000 tonë.

Me një zhvendosje maksimale prej 100.000 tonësh dhe një kapacitet magazinimi të naftës prej 60.000 tonë, objekti është gati për funksionim të vazhdueshëm në det për 15 vjet, duke lehtësuar përpunimin e deri në 5600 tonë naftë bruto në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *