Të kërkuarit për plagosjen e rojes së spitalit i gjenden armë dhe municion luftarak

Një 34-vjeçar në Sarandë i kërkuar për plagosje të rëndë me dashje, është arrestuar nga policia gjatë një aksioni të koduar “Befasia”.

Në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 2 pistoleta dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

34-vjeçari me iniciale E.C. ka qenë në kërkim pasi ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Sarandës më datë 19 Dhjetor 2022.

Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje pasi më datë 15 Dhjetor 2022 goditi disa herë me grushte rojën e spitalit të Sarandës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com