Të dehur, dhunë në familje, kërcënime, aksidente, 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia arrestoi 14 persona gjatë 24 orët e fundit në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin Ch. S., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin V. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan një shtetas 17 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– B. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, duke qenë në gjendje të dehur, ka shkuar në një dyqan në rrugën “Ndre Mjeda”, dhe ka kanosur pronarin e dyqanit. Gjithashtu gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

– E. K., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. Z., 24 vjeç, banues në Kukës, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik, ndërsa gjatë kontrolllit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. Xh., 27 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M. Gj., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, në Kashar, kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin M. Xh. dhe pasagjer shtetasin M. Gj. Pasi i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi i automjetit nuk është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Gj. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin B. A., 37 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, E. C., 49 vjeç dhe G. K., 54 vjeç, L. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

– O . M., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në Rrugën e Elbasanit, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe si pasojë e goditjes, ky mjet është zhvendosur dhe ka goditur mjetin me drejtues shtetasin K. Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *