Taksa për profesionet e lira, Teliti kundër: Shkel premtimet dhe rrit çmimet pa arsye!

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partine Demokratike të Rithemelimit ka sqaruar për qytetarët taksën e re sipas tij për profesionet e lira. Një debat që ka disa ditë që bëhet dhe që lidhet me 29 mijë profesione që duhet të paguajnë taksë edhe pse ishte premtuar se do të përfshiheshin në këtë regjim tatimor. Sipas Dorian Telitit kjo do të çojë në rritje çmimesh pa asnjë logjikë ekonomike.

“Edi Rama dhe mazhoranca morën vendimin për një taksim të ri ndaj profesionistëve të lirë. Rama shkeli, jo për herë të parë, zotimin para shqiptarëve për taksim zero për çdo biznes të vogël deri në vitin 2029. Faturat e kripura disa milionëshe të këtij tatimi ndaj 29 mijë profesionistëve, kanë mbërritur në dyert e tyre.

Sipas një sondazhi të revistës ekonomike ‘Monitor’ gjendja është alarmante.

96 % e të anketuarve shprehen se ky taksim i ri ndaj do të ketë efekte negative në aktivitetin e tyre si sipërmarrës të lirë. 

38 % e të anketuarve shprehen se do të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre, që do ti shkojë si barrë shtesë konsumatorit shqiptar.

26 % e të anketuarve shprehen se kostot financiare të kësaj barre të re fiskale do ta përballojnë duke ulur fitimet, thënë ndryshe më pak para për këta profesionistë të lirë për rritje profesionale, investime në biznesin, dhe në rastin më të keq edhe shkurtime të numrit të punonjësve.

17.5 % të të anketuarve shprehen se po mendojnë seriozisht që të mbyllin aktivitetin, ndërsa 5.4 % po bëjnë gati valixhet për tu larguar përfundimit nga Shqipëria.

Ky vendim i qeverisë së Edi Ramës ka në prapavijë interesat e tij politike dhe është eliminimi i shtresës së mesme. 

Partia Demokratike i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, që të pranojë kërkesat e opozitës dhe grupeve të interesit për shfuqizimin e këtij taksimi, i cili rrezikon të falimentojë biznese dhe të shtojë shqiptarë në radhën ndërkohë të gjatë të shpopullimit të vendit”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *