Sulm masiv kibernetik në Francë, vidhen të dhënat e 33 milionë banorëve

Një sulm masiv kibernetik, më i madhi i shënuar ndonjëherë në historinë e Francës, ka shkaktuar që të vidhen të dhënat e gjysmës së popullsisë franceze, duke vënë kështu në rrezik 33 milionë banorë.

Dy kompani ofruese shërbimesh për kompanitë e sigurimit mjekësor-, ishin shënjestër të një sulmi kibernetik që ndodhi me pesë ditë diferencë në fillim të shkurtit.

Dy ofruesit kanë bërë ankesa në prokurori dhe mbi rastin është duke u zhvilluar një hetim.

Mbi 33 milionë njerëz – pak më pak se gjysma e popullsisë franceze – u prekën nga rrjedhja e të dhënave, e cila përfshinte detaje si “gjendja civile, data e lindjes dhe numri i sigurimeve shoqërore, emri i siguruesit shëndetësor dhe mbulimi i siguruar nga politika.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *