“SPAK, e vetmja shpresë”, Basha: Kemi propozuar heqjen e imunitetit parlamentar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konsideroi Prokurorinë e Posaçme si e vetmja shpresë për të luftuar korrupsionin.

Në një deklaratë në kuvendin zgjedhor të degës 5 të PD-së, Basha siguroi mbështetje të plotë për institucionet e reja të drejtësisë, teksa theksoi se ata kanë depozituar në Kuvend propozimin për heqjen e imunitetin parlamentar.

Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën dhe kundër SPAK natën, kjo është vrastare për interesat e demokratëve sepse është e rrezikshme për interesat e qytetarëve. E vetmja shpresë për të luftuar korrupsionin është SPAK. Por nuk mundet që politika të mbajë frymë e të presë çfarë do të dalë nga SPAK. Politika duhet të mbajë qëndrimet e veta dhe nuk mund të reduktohen në hartime të klasës së parë apo propozime të ashtuquajtura rezoluta që nuk janë gjë tjetër sesa klithma paraelektorale të konceptuara shumë keq. E vetmja gjë që u kemi borxh qytetarëve është të heqim muret mbrojtëse të ndërtuara nga politika për të korruptuarit në gjirin e saj, prandaj bashkë me propozimet tona në Kuvend për të forcuar SPAK, ndodhet edhe propozimi tjetër për të hequr imunitetin parlamentar. Ky është një qëndrim pa ekuivok, ky është një qëndrim që ndan ditën nga nata, fjalët nga veprat”, u shpreh Basha.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *