Spahiu: Lëvizja “Rama ik” u harrua dhe zëvendësua papritmas me “Veliaj ik”! Kryeministri aspak i shqetësuar për protestat para Bashkisë

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi protestat e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk është i shqetësuar nga këto protesta, pasi nga ato nuk dëmtohet pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Rama nuk është fare i shqetësuar për protestat para bashkisë së Tiranës, pasi nga 12 vite lëvizje ‘Rama ik’ u katandis në ‘Veliaj ik’.

Çuditërisht të gjitha kauzat për të larguar Ramën janë shpërbërë janë venitur dhe tani ka vetëm një aksion për të larguar Veliajn.

Pse duhet të jetë i shqetësuar Rama kur ka arritur një marrëveshje me grupin e Sali Berishës, ka mundur ta ulë në Parlament?

Mendoj se Rama është i lumtur se nga protestat në bashki nuk dëmtohet pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *