“Sony World Photography Awards 2024”, Juliette Pavy shpallet Fotografja e Vitit

Organizata Botërore e Fotografisë ka shpallur fituesit e çmimit prestigjioz “Sony World Photography Awards 2024”, gjatë një ceremonie gala të organizuar dje në Londër.

Këtë vit francezja, Juliette Pavy u nderua me çmimin prestigjioz “Fotografja e Vitit”, me serinë e fotografive – “Spiralkampagnen: Forced Contraception and Unintended Sterilisation of Greenlandic Women”- mbi sterilizimin e detyruar të grave në Grenlandë.

Pavy u përzgjodh në mesin e 10 fituesve të kategorisë Profesionist, të shpallur së bashku me fituesit e vendit të dytë dhe të tretë.

Me rrëfimet e tyre vizuale, nga ato që dokumentojnë ndryshimet klimatike dhe marrëdhëniet me natyrën e deri te portretet më intime të individëve dhe komuniteteve, fituesit dhe finalistët, nga e gjithë bota, treguan talentin e tyre të madh.

Mes tyre ishte edhe fotografi italiani, Federico Scarchilli me serinë e fotografive -“Flora” –  i pari në kategorinë “Still Life”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *