Barometri i ka pyetur qytetarët këtë herë edhe për një vlerësim për 4 dosjet kryesore që Prokuroria e Posaçme po heton prej disa kohësh, për të kuptuar perceptimin e tyre mbi mënyrën si është hetuar për këto dosje.
Njëra nga dosjet më të bujshme që po hetohet nga SPAK është dosja e inceneratorëve (Elbasan, Fier, Tiranë).
Të pyetur për këtë dosje, 43.8% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht SPAK-un për punën që ka bërë për këto dosje.
Për një tjetër dosje ku përfshihen si të akuzuar ish-kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ajo e privatizimit të ish-klubit Partizani, janë 45.2 % e qytetarëve që vlerësojnë pozitivisht punën e bërë nga SPAK në këtë drejtim.
Koncensioni i sterilizimit, një tjetër dosje me ngakesë politike, ku akuzohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i gjen 39.6% të qytetarëve të kënaqur me punën që ka bërë SPAK-u për këtë dosje.
Të pyetur për dosjen “Metamorfoza” ku nën hetim janë ish-funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit të akuzuar si të lidhur me botën e krimit, qytetarët që kanë vlerësim për punën e bërë për këtë dosje janë 42.1% e të pyeturve.
/a.d