Skandal seksual në burgun e Belgjikës/ Zyrtarët dhe të burgosurit argëtoheshin në xhakuzi

Skandal seksual në një nga burgjet më të mëdha të Belgjikës.  Mediat vendase raporojnë në këtë ngjarje të rëndë janë të përfshirë anëtarë të stafit të burgut.

Sipas Sudinfo, stafi në burgun Lantin, i vendosur në periferi të qytetit të Liege, mblidhej rregullisht pas punës për t’u angazhuar në seks në grup.

Një xhakuzi në pronësi të një punonjësi, i referuar vetëm si “P”, ishte një vend veçanërisht i favorizuar për seancat, ku partenrët për seks zgjidheshin në mënyrë rastësore.

Nga hetimet rezultoi se stafi shpesh nuk ishte në gjendje t’i rezistonte kryerjes së seksit edhe gjatë orarit të punës. Një punonjës i vjetër raportohet se i kishte dhënë hua zyrën e tij rregullisht një një gruaje në mënyrë që ajo të mund të bënte seks me njerëz të tjerë gjatë punës.

“Nga ora 06:00 ajo e bëri të qartë se nëse nuk do të bënte seks, nuk do të ishte në gjendje të punonte”, tha një burim për mediat lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *