“Sikur ta dija përfundimin e lumtur të kësaj historie…”, dedikimi i ëmbël që Kiara i bëri Luizit për 1

Luizi Ejlli ka vendosur që 1-vjetorin e njohjes së tij me Kiarën ta festojë në mënyrën më të bukur, duke bërë edhe një surprizë për partneren, teksa ka bërë portretin e saj tatuazh në krah.

“Vendosa të bëj diçka, me rastin e një vjetorit që kam me Kiarën, pavarësisht se unë këtë ditë e kam si kujtim të dhimbshëm. Babai im ka ndërruar jetë. Zoti me një dorë merr me një dorë jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza. Vendosa të bëj ketë ‘tattoo’. Gëzuar festat të gjithëve.”, ka shkruar këngëtari.

Ndërkohë moderatorja ka publikuar momentet e tyre më të veçanta të njohjes me njëri-tjetrin e deri në ditët e sotme, duke shkruar:

“Si sot 1 vite me pare, jeta ime dhe e jotja do te ndryshonin pergjithmone. Sikur ta dija perfundimin e lumtur te kesaj historie, do ti kaloja edhe 1000 here te tiera ato sfida, vuajtje dhe peripeci. Ne 24 dhjetor 2022, te takova ty, qe me mbushe shpirtin plot dhe me dashurove pa kushte, une si shperblim te dhash ty dhuraten me te bukur ne jete • Gezuar 1 vjetorin! Te Dua perjetesisht dhe faleminderit qe me ke bere te besoj ne perralla, sepse cdo gje qe ti ke bere per mua ka qene perfekte.

Kjo video ne fakt eshte dhe per kedo qe ne jete shpreson cdo dite, mos reshtni kurre se besuari sepse me e mira do te behet per secilin. Cdo vite i ri, eshte nje kapitull i ri ne jeten tuaj. Faleminderit edhe njeher te gjitheve, qe besuat tek ne dhe na mbeshtesni cdo dite e me shume njesoj sikur te ishte dita e pare. #Luki Ju duam!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *