Si ndryshuan brenda vitit çmimet e ushqimeve në vendet e BE-së? Vaji i ullirit u rrit me 75%

Pas rritjeve të konsiderueshme në vitin 2022, çmimet e ushqimeve në BE vazhduan të rriten edhe në vitin 2023. Shqipëria kryen rreth 70 për qind të volumit tregtar me vendet e Bashkimit Europian, çka do të thotë se një inflacion i lartë në BE importohet në vendin tonë.

Të dhënat zyrtare për tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti tregojnë se çmimet e disa artikujve shënuan rritje më të ngadaltë. Në shtator 2023, çmimet e vezëve, gjalpit dhe patateve në BE rezultojnë në më të larta se në janar 2021 dhe 2022, por nuk janë aq të larta sa disa muaj më parë, ndërkohë që çmimi i vajit të ullirit kanë ardhur vazhdimisht në rritje.

Në shtator 2023, çmimi i vajit të ullirit ishte 75% më i lartë se në janar 2021. Në janar 2022, çmimet ishin 11% më të larta se i njëjti muaj i një viti më parë, dhe midis shtatorit 2022 dhe shtatorit 2023, çmimet regjistruan një rritje të mprehtë.

Çmimet e patates shënuan gjithashtu në një rritje marramendëse.

Që nga janari 2021, çmimet për patatet u rritën me 53% në shtator 2023, pas një piku në qershor 2023 (+60%).

Sa i përket çmimeve të vezëve, në shtator 2023, ato ishin 37% më të larta se në janar 2021. Çmimet e vezëve u stabilizuan në 2 tremujorët e parë të vitit 2023 dhe shënuan një rënie në gusht dhe shtator të këtij viti.

Çmimet e gjalpit evoluan në një mënyrë të ngjashme.

Çmimet për gjalpin arritën kulmin në dhjetor 2022 (+44% krahasuar me janarin 2021) dhe më pas filluan ngadalë të bien. Në shtator, gjalpi ishte 27% më i shtrenjtë se në janar 2021.

Një rritje thuajse me të njëjtat shifra raportohet edhe për produktet ushqimore në vendin tonë. Këtë vit prodhuesit e vajit të ullirit kanë paralajmëruar dyfishim të çmimit.

/Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *