Eleni Foureira ka folur shpesh për rrugëtimin e saj muzikor në Greqi. Vajza nga Fieri më ëndërr për t’u bërë këngëtare, ka hasur shumë vështirësi në rrugën e saj, shumë paragjykime dhe është përballur me racizmin e grekërve.
Këngëtarja e njohur ka dhënë një intervistë së bashku me Mary Synatsakis dhe Natassa Bofiliou në një podcast në YouTube. Fillimisht ajo tregoi: “Kur isha 19-20 vjeç dhe erdha në Greqi dhe duke u rritur në Greqi, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria, të shanin disi, por nuk e kuptoja pse. Duke u rritur kjo më bëhej një gjemb në këmbë, që sa herë kaloja një grup dhe u thosha se jam nga Shqipëria, i shikoja se si do të reagonin. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm që të mos kisha një gjemb dhe të thosha “Djema unë jam nga Shqipëria”. A nuk është e mrekullueshme?”
Ajo më pas shtoi: “Për fat të keq nuk mund të ishte më ndryshe. Duhet të ishte ndryshe në 2005, por nuk ishte. E kam fjalën për Elenin, e cila në atë kohë sapo kishte nisur karrierën, çfarë stresi kishte. Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. Do të kthehet dikush dhe do të më thotë: “Ti që ke turp…”, jo, nuk kam pasur turp. Njerëzit janë të hutuar. Një djalosh nga fshati nuk ka turp të thotë se është homoseksual, nuk ka turp për atë që është, ka frikë nga reagimi dhe klithma e botës. Unë do t’i mësoj fëmijës tim të bëjë atë që dëshiron dhe të jetë krenar për këtë. Eleni e vogël nuk mund të bënte gjë tjetër, nuk kishte guxim ta thoshte atëherë”.
Më pas ajo theksoi: “Nuk pata guxim, nuk besoja në veten time. Shkova në një kompani diskografike dhe kur mbylla derën më thanë: “Eja tani, shqiptari do të bëjë karrierë”. “Gjërat kanë ndryshuar tani, jam shumë e lumtur”, ka thënë në fund këngëtarja./Liberale.al