Aksident tragjik, një i vdekur dhe 1 tjetër i plagosur rëndë niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Kukësit ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër person ka  mbetur i plagosur rëndë.

Viktimë ka mbetur shtetasi E. M, ndërsa i plagosur S.H Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të qytetit të Kukësit. Kushtet meteorologjike dhe lagështira e madhe në rrugë mendohet të jetë shkaku i aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com