Shqiptarët vjelin ullinjtë e Greqisë! Shqetësimi i pronarëve lushnjarë: Nuk gjenden punëtorë për vjeljen e ullinjve në

Ndonëse pagesa është e lartë, prodhimi rrezikon që të mos mblidhet. Shumë të rinj shqiptarë kanë shkuar në Greqi dhe vazhdojnë të largohen masivisht për të vjelur ullinjtë e vendit fqinj.

Tingëllon ironike por është ky realiteti që për ta ndryshuar duket se dështuan me radhë të gjitha qeveritë e tranzicionit.

Është periudha e vjeljes së ullinjve.
Këtë vit prodhimi është më i pakët për shkak të kushteve të motit. Por edhe ky prodhim rrezikon të mos mblidhet.

Pronaret e ullinjve nuk po gjejnë punëtorë për vjeljen. Ky grup pune ka ardhur në Dushk të Lushnjes nga Tirana dhe Skrapari. Për një ditë pagesa është 4 mijë lekë, por pronarët e ullinjve shprehen se krahu i punës nuk gjendet.

Disa punëtorë të cilët kishin shkuar për të vjelur ullinj në Lushnje dhe pronarët nga ana tjetër treguan për Tv Klan shqetësimet e tyre.

“Kam ardhur direkt nga Skrapari, nga halli për ndonjë Lek. Në Skrapar nuk ka punë. Çfarë të bëjmë, nga e keqja. Kemi lënë fëmijët atje, vetë vijmë këtu.”

“Unë banoj në Tiranë. Jam pa pension dhe pa punë. Ku gjej ndonjë punë kështu që më njoftojnë, vij edhe punoj.”

“Sasia e ullirit është e pakët, por problemi është se nuk ka punëtorë. Jepu sa të duash punëtorit nuk vijnë. Është problem dhe rrezikohet që nuk do të mblidhet gjithë ulliri.”“Nuk ka punëtor. I kemi sjellë që nga Skrapari. Me makinë po i marrim, po i mbajmë këtu me të ngrënë me të pirë derisa të mbarojë.”

Në kodrat e fshatit Dushk në Lushnje plantacionet me ullinj janë të kultivuara për vaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *