“Shqiptarët të vendosin përmes votës”, zgjedhjet në Serbi, thirrje për pjesëmarrje masive

Lideret politik nga Shqipëria dhe Kosova bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhjet e të dielës në Serbi. Nga Shqipëria, Presidenti Begaj e konsideron një moment të rendesishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin serb.

 “Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.

Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.”

Ministri i Jashëm, Igli Hasani bën thirrje për unitet mes shqiptarëve në Serbi.

 “Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian. Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake!”

Nga Kosova ish kryeministri, Ramush Haradinaj u është drejtuar të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi, përtej 3 komunave, asaj të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, për të marrë pjesë në votime masivisht.

 “Shqiptaret të dalin masivisht në mënyrë që të ketë përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave qytetare dhe kombëtare.

Duke e ditur diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve në të gjitha format nga regjimi serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje.”

Shqiptarët në zgjedhjet parlamentare serbe shkojnë të ndarë, me dy lista zgjedhore, ajo e Shqiprim Arifit dhe Shaip Kamberit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *