Projekti hekurudhor që lidh Shqipërinë me Kosovën përllogaritet të kushtojë 700 milionë euro.
Në vitin 2025 duhet të jetë gati projekti dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë.
Këtë të mërkurë është shpallur fituesi i tenderit të hapur në korrik të këtij viti për bërjen e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idenë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë. Mes 5 ofertave fituese është shpallur ajo e bashkimit të dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K., të cilët kanë ofruar 168.9 milionë lekë për të realizuar këtë projekt.
Kompanitë do të kenë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
gjurmën ku do të kalojë përgjatë qyteteve, duke përfshirë planet për ndërtimin e urave, tuneleve, nën kalimeve apo mbikalimeve si dhe stacionet për pasagjerët përgjatë linjës së hekurudhës. Si dhe të bëjë të gjitha analizat mbi kostot e investimit, shpenzimet e funksionimit dhe mirëmbajtjes.
Pjesë e studimit të fizibilitetit do të jetë edhe situata gjeologjike e terrenit ku do të shtrihet hekurudha raporti topografik dhe ndikimi mjedisor.
Në relacionin e tenderit thuhet se projekti ka si prioritet krijimin e një infrastrukture moderne hekurudhore për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta drejt krijimit të tregut të përbashkët hekurudhor.
Në buxhetin e vitit 2024 janë vënë në dispozicion të projektit të fizibilitetit për këtë hekurudhë 50 milionë lekë, ndërsa në buxhetin aktual shpenzimet e parashikuara janë 73 milionë lekë.
Ky projekt ambicioz është mbështetur nga të dyja qeveritë gjatë mbledhjeve të përbashkëta, dhe kanë shprehur domosdoshmërinë e lidhjes hekurudhore mes dy shteteve. Edhe Bashkimi Europian mbështet projektin e ndërtimit të hekurudhave në rajonin tonë, sipas standarteve të BE-së.