Arrestohet shqiptari në Itali, tentoi t’i vendoste flakën Prokurorisë

Një 60-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi sipas mediave italiane ka tentuar t’i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë së Monzës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 me orën lokale.

Pasi ka hedhur pesë litra benzinë ​​në tokë, roja ka arritur të mbyllet brenda Prokurorisë, i cili më pas ka ngritur alarmin.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar 60-vjeçarin para se t’i vinte zjarrin Prokurorisë, raporton Ansa.

Nga informacionet e para mësohej se shtetasi me origjinë shqiptare me precedentë të kaluar penalë kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, e cila lidhej me ish-vendin e tij të punës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe Policia Shkencore e Monzës. 60-vjeçari është dërguar në komisariat, i cili do të merret në pyetje rreth kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *