“Shkundet” toka, lëkundje tërmeti në Elbasan

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, raportohet se lëkundjet kanë qenë të një magnitude prej 3.6 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 19 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe 4 kilometra në jugperëndim të Librazhdit.

Thellësia e lëkundjeve është shënuar në 15 kilometra thellësi.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *