Shkrumbohet godina historike në Sarandë, Tare: Zjarr i qëllimshëm! Rrëzuan ‘xhevahirin’ për të ndërtuar…

Godina ‘Bar Lulishte Butrinti’ në qendër të qytetit të Sarandës, një godinë historike, e cila dikur ka qenë dhe konsullatë italiane u përfshi nga flakët paraditen e sotme.

Ishte ora 10:00 dhe sot Saranda nuk kishte as diell të fortë.

Në një intervistë për Report Tv Studiuesi Auron Tare, i cili u gjend rastësisht aty, dëshmitar i shkatërrimit të këtij ‘xhevahirit’ historik pa me keqardhje të gjithë skenën.

“Pashë si ra zjarri. Reagimi ishte i avashtë. Zjarri fillimisht ra në një godinë të braktisur. Nëse do të ishte ndërhyrë me kohë godina historike e ish konsullatës italiane do të kishte shpëtuar. Unë qëllova si dëshmitar i rënies së fundit të trashëgimisë kulturore monarkike në Sarandë. Nuk ka më. Ky është fundi i një periudhe historike që duhet thënë që është shkatërruar në mënyrë të sukseshshme nga vetë shqiptarët. Unë aty isha e pashë me shumë dhimdje” thotë Auron Tare për Report Tv.

Të gjitha godinat historike të Sarandës janë prishur nga ‘12 dhe këtej, nga neglizhenca, injoranca

Me bindje thotë se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm

“Është bërë qëllimisht për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. Është skenë e vrasjes së një monumenti historic që nuk kishte as status mbrojtjës as nga bashkia e as qeveria” thotë ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com