Shkëlzen Berisha, ylli mafioz që ndriçon deri në Amerikë

Nga Sokol Pepushaj

Kur Yuri Kim i fiku Sali Berishës qiriun mbi tortën që Edi Rama i kishte zbukuruar në zyrat e FBI-së, nuk e ngriti kokën të shihte yjet në qiellin e korrupsionit.

Shkëlzeni i babit non grata, shkëlqente dhe vazhdon të shkëlqejë si yll drite, afër Olsi Ramës, Ilir Metës dhe Erion Veliajt, që secili ka pasuri përrallore.

Për këta sheikë, zyra e shtypit, nuk mund të shtypte butona përtej dritës së një qiriu.

Digjet Saliu e bëhet lëng, marrin formë kullat deri 64 kate, pasi vakumi mes përplasjes me Peshqit e Mëdhenj të fshatit dhe përqafimit të sinjaleve në hapësirat globale, është aq sa, nuk mund të futet në pak rreshta të Guri Leklotit, që gdhend prej 30 e ca vitesh, mbase me ndihmën e agjentuarave ruse, gjithë qirinjtë dhe yjet e ambasadorëve amerikanë e sheikëve shqiptar.

Ndaj fshati ynë bën shenjë në Ballkan.

Kemi edhe gurë, edhe arra, edhe shkopa bejsbolli për shtypin, edhe shufra florinjësh për shtypësit, edhe shumë të varfër, edhe shumë të pasur, edhe non grata, edhe dekorata, edhe oborr pis, edhe dekor tis.

Nëpër tisin e informacionit dhe deklaratave tymçe, që ndizen me të njëjtën cilësi, si nga ambasada amerikane, ashtu edhe nga qeveria dhe opozita anti amerikane, mbushet qielli ku ndriçojnë yjet e mafies, si Shkëlzen Berisha.

“Shkëlzenin e duam në burg”, kanë shpërthyer si vullkan fshatarët.

Po vullkanet shoqërore nuk qenkan djegëse për yjet e padrejtësive, sa kohë në mision nuk janë edhe serioziteti dhe integriteti i përgjegjësive që nuk shohin më larg se qirinjtë në tepsi të Edi Ramës.

Ata, edhe pse fiken, nuk thonë asgjë.

Pra, pasuritë e çmendura të djalit të babit, nuk janë vetëm këtej në fshat e rrotull tij, por kudo në glob e deri në Amerikë.

Ka përkujdesje në shpërkujdestari drejtësie dhe përpjestime në shpërpjestime përgjegjësie.

Dosjen e plotë të pasurive të këtij Bosi, e gjeni në fletët e Pamfletit.

Kjo duhet të ishte substanca e deklaratave të ambasadës amerikane, larg përrallave me prokurorë e mafiozë, Edi Ramë e Sali Berishë, se këta as nuk zihen, as nuk vrasin njëri- tjetrin, por janë të gjithë bashkë, të gjithë të pasur, të gjithë anti amerikanë e antishqiptarë.

Pra, ç’na hyn në hesap non grata e Saliut, sa kohë Shkëlzen Berisha, vazhdon të jetë ylli mafioz që ndriçon deri në Amerikë?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com