Arrestohet në Rinas Jamarbër Malltezi! SPAK, detyrim paraqitje edhe për Sali Berishën

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, është arrestuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastrim parash.

Ndërkohë Gjyjata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastim, pas kallëzimit të bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *