Shkarkohet drejtori i burgut të Fushë-Krujë, urdhri që firmosi Ministri Manja mbrëmjen e sotme

Shkarkohet Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë, Durim Toska

Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga Durim Toska, informoi në orët e vona të mbrëmjes së sotme (Ora 22:30, 2 dhjetor 2023) zyra e shtypit e kësaj ministrie
Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Nuk janë të qarta ende shkaqet që mund ta kenë çuar në marrjen e këtij vendimi për shkarkimin e Durim Toskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com