Aksident i ‘pazakontë’/ Përplasen dy kamionët, autostrada mbulohet nga…

Një pjesë e autostradës në Ohajo, SHBA u mbyll të enjten në mëngjes kur një aksident ku përfshiheshin dy kamionë mbuloi rrugën me kuti me çokollata dhe karamele.

Departamenti i Transportit i Ohajos tha se dy kamionët u përplasën rreth orës 6 të mëngjesit të së enjtes në “Interstate 90” në drejtim të perëndimit në Lake County. Një nga kamionët derdhi ngarkesën e tij me çokollatë dhe karamele në rrugë, duke i shtyrë zyrtarët të drejtonin trafikun jashtë autostradës. Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar.

Ekipet e Concord Fire u thirrën në vendngjarje për operacionet e pastrimit, teksa u krijuan radhë të gjata trafiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *