Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Fierit, që tronditi gjithë Shqipërinë.
19-vjeçari, Grei Bihuci, u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.
U dyshua se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.
Mirëpo ditën e sotme është zbuluar se Grei nuk kishte lidhje me konfliktin, i nisur fillimisht në rrjetin social Snapchat, por ai ndërhyri për të ndaluar sherrin dhe për pasojë mbeti viktimë.
Një shokë i përbashkët i tyre tregoi për JOQ se konflikti ka nisur disa ditë më parë mes dy kushërinjëve Florian dhe Klajdi Muka, të cilët e kanë patur sherrin me Olsi Serjanin për një like ndaj një vajze në rrjete sociale.