Shërbimi i Transportit Rrugor publikon statistikat: Vetëm 13% e shoferëve rimarrin patentën

“Koka bën, koka pëson! Më këtë shprehje të popullit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka publikuar statistikat për ata drejtues automjetesh të cilët e humbën lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 deri ne janar 2024.

Shumë pak prej tyre arritën ta rifitonin patentën pas testimit të detyrueshëm
Më konkretisht nga 848 riregjistrime në autoshkolla të personave që humbën pikët e patentës për shkak të shkeljeve, një përqindje e ulët vetëm 13% prej tyre arriti ta rimarrë atë dhe të kthehet në rrugë si drejtues mjeti.

S’ka shpëtim përveç riedukimit! Shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në faqen e saj të websitit.

Me tej bën me dije se ashpërsimi i masave ndaj personave që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ka bërë që rieduktimi të mos rezultojë me marrjen e lejes së drejtimit nga të gjithë ata që humbën atë. Në testimin e fundit të zhvilluar, nga 25 riregjistrime, u vetëm 2 prej tyre rezultuan fitues dhe rimorën lejen e drejtimit.
Drejtuesve të mjeteve numri prej 20 pikësh ne lejen e drejtimit iu jepet në datën që bëhen pjesë e regjistrimit. Ata që humbasin pikët e patentës janë të detyruar që të kthehen në autoshkollë dhe të ndjekin kursin normal teorik dhe praktik të riedukimit ndërkohë që pas përfundimit do të duhet që t’i nënshtrohen testit njëlloj si çdo i regjistruar për herë të parë.

Testi i teorisë, ka 30 pyetje dhe nese ben me shume se 3 gabime nuk kalon.
Masat për riedukimin e shoferëve problematikë synojnë disiplinimin e tyre në rrugë dhe uljen e numrit te burimit te aksidenteve.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com