Rusia fut Zelenskyn në listën e të kërkuarve, presidenti ukrainas: Putin është i çmendur

Rusia raportohet se ka futur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në listën e personave në kërkim.

Agjencia e lajmeve ‘TASS’ njoftoi se baza e të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse tregonte se Volodymyr Zelensky ishte në listën e personave të kërkuar, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kievi tha se ky vendim i Rusisë ishte dëshmi e dëshpërimit të makinës shtetërore ruse dhe propagandës së saj, që nuk mund të mendojë ndonjë mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen“.

Prej fillimit të sulmit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 202, Rusia ka lëshuar urdhër-arreste për një numër politikanësh si ukrainas ashtu edhe evropianë.

Moska lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i cili vitin e kaluar përgatiti fletarrestin për Presidentin rus Putin, nën dyshimet për krime lufte.

“Putini nuk do paqe, ai është i çmendur dhe vendi i tij e dëshmon çdo ditë. Për të kapërcyer këtë të keqe dhe për të fituar luftën, ne kemi nevojë për unitet maksimal global. Le të arrijmë rezultate së bashku.”

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa kërkoi unitet ndërkombëtar në samitin e qershorit që do të mbahet në Zvicër.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com