“Roza & Erjola janë personazhe interesantë”/ Banorët diskutojnë nominimet

Banorët e “Big Brother Vip” kanë edhe 1 muaj kohë të tregojnë veten në shtëpinë më të famshme, në garë për të kapur finalen e madhe. Më 25 Maj, njëri prej tyre do të fitojë çmimin e madh dhe në shtëpi dinamikat janë bërë më interesante. Teksa ndodheshin në suitë, Meritoni, Romeo dhe Heidi kanë diskutuar për personazhet që janë më interesantë në lojë dhe ata më të rrezikuarit për të lënë shtëpinë spektaklin e së shtunës. Sipas Romeos, Roza dhe Erjola nuk rrezikojnë të dalin pasi janë personazhe interesante, ndërsa Liam është ai i cili mund të largohet nga shtëpia më e famshme. (lexo këtu)

Pjesë nga biseda:

Romeo: Po të shikosh për shembull, ke Rozën. Roza është interesante, në sjelljen e saj, si e ka zhvilluar gjënë e kupton? Erjola është personazh. Të rrezikuar këtë javë shikoj Liamin dhe Françeskën. Në fakt edhe Françeska është personazh.

Heidi: Na futet, bën çdo lloj gjëje. Është, kot të thuash, mendon, logjikon, flet.

Meriton: Të gjithë janë personazhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *