“Rithemelimi” zgjedh kryetarët në Këlcyrë dhe Durrës, sot zgjedhjet në Lushnjë dhe Selenicë

Luan Hoti është zgjedhur Kryetari i Degës së Rithemelimit në Durrës, ndërsa Arjan Kasaj në Këlcyrë.

Në një njoftim për mediet, Kryesia e Rithemelimit bën të ditur se Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datën 30 mars 2024 u zhvillua zgjedhjet për Kryetar në PD pjesa e “Rithemelimit” dega Durrës dhe Këlcyrë. Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.

“Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOEs nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon: PD dega Durrës, z. Luan Hoti me 52% të votave; PD dega Këlcyrë, z. Arjan Kasaj me 72% të votave”, njofton Rithemelimi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.

Sot po zhvillohen zgjedhjet për kryetar në PD, Dega Lushnjë dhe PD, Dega Selenicë. Kandidatë për kryetar dege janë si më poshtë vijon:

Dega Lushnjë:

1 Eduart Sharka
2 Klement Çela

Dega Selenicë:

1 Engjëll Shanaj
2 Leonard Rakipaj

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *