Rita Ora nderohet me “Çelësin e Qytetit” të Prishtinës

Këngëtarja Rita Ora është nderuar me “Çelësin e Qytetit” të Prishtinës. Ora, e cila prej pak ditësh ndodhet në Kosovë, mori mbrëmjen e kaluar çelësin nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se këngëtarja Rita Ora na përfaqëson denjësisht në botë.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi t’ju kishim në Prishtinë. Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik. Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”.

Ora mbërriti në Prishtinë në 26 nëntor, për të festuar në atdhe 33-vjetorin e lindjen. Ajo shoqërohej nga babai i saj Besnik Sahatçiu dhe nga bashkëshorti, regjisori Taika Waititi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *