Rikthehet dëbora, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve. Çfarë parashikon Shërbimi Metereologjik Ushtarak për javën që vjen?

Sot janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të vendit tonë.

Sipas Autoritetet Rrugor, në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Bogë-Theth gjatë ditës së sotme ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat gjatë natës. Ndërkohë që qarkullimi kryhet pa probleme, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Çfarë parashikon Shërbimi Metereologjik Ushtarak për javën që vjen?
Këtë javë depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Anticikoni i Azoreve si dhe masat e ngrohta jugore do të ndikojnë në situatën meteorologjike që do të përjetojmë.
Ditën e Shtunë moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit në formë shtrëngatash afatshkurtra. Era do të jetë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë bregdetit 10-13m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3ballë.
Ditën e Diel moti parashikohet i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të larta transparente. Era do të jetë me drejtim 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.
Nuk do të mungojë mjegulla e mjegullina në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit.
Ju falenderojmë që na ndiqni! #shmu #sherbimimeteorologjikushtarak #nendihmetekomunitetit #forcaajrore

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *