Reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar mëngjesin e kësaj të mërkure qytetin e Vlorës.
Brenda 30 minutave shumë rrugë dhe lagjet e qytetit u përmbytën. Përkatësisht lagjja “Pavarësia”, zona e Skelës, lagja “28 Nëntori”, “Rilindja” dhe shumë rrugë, janë nën ujë.
Reshjet e shiut po vijojnë të bien duke krijuar probleme në qytet dhe probleme me qarkullimin.