REAGIMI/ PD kërkon sqarime nga BBC për artikullin ku përmendej Basha: Gjykata e ka pastruar nga kjo histori e sajuar

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj, Mirela Karabina, ka reaguar për artikullin  publikuar nga media britanike BBC, ku flitej për Lulzim Bashën dhe mundësinë e pagesës së një kompanie për të realizuar një foto me Donald Trump.

Më tej ajo sqaron se i ka dërguar një shkresë BBC, me ankesën se nuk i ka paraqitur faktet e plots dhe se nuk ka pyetur Partinë Demokratike, ndërsa në shkrim pretendohej për të kundërtën.

Karabina thotë se Basha është pastruar nga kjo histori e sajuar dhe se më tej u zbulua nga mediat amerikane përfshirja në këtë histori e agjentit të FBI, Charles McGonigal

Në mars 2017, firma e përfshirë, Biniatta Trade LP, pagoi një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lobisti organizoi qasje tek politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zoti Basha ishte në gjendje të merrte një mundësi fotoje me Presidentin e atëhershëm Donald Trump – e përdorur më vonë në fushatën zgjedhore shqiptare.Raportet e vitit të kaluar sugjeruan se inteligjenca amerikane besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha, slogani i të cilit ishte “Bëje Shqipërinë të Madhe”, ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500,000 dollarë“, thuhej në shkrimin e BBC.

Reagimi i plotë i PD

Në disa media media është publikuar i deformuar sot një shkrim me disa të pavërteta të marra copy-paste nga vala e shpifjeve kundër PD dhe Lulzim Bashës.

Fakti që në shkrim as nuk përmendet korruptimi që Edi Rama i bëri McGonigal për të sulmuar Lulzim Bashën, tregon se kush është i interesuar për riciklimin e kësaj çështje që ka marrë përgjigje si nga institucionet shqiptare të drejtësisë ashtu dhe nga ato të SHBA.

Më poshtë teksti i shkresës zyrtare që PD i ka nisur BBC:

E nderuara Zonjë/Zotëri,

Fatkeqësisht, ju keni publikuar një lajm pa u njohur plotësisht me faktet dhe pa iu drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë për një përgjigje të duhur.

Ju po ripërsëritni një histori të vjetër që tashmë është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën. Narrativa e paraqitur është pa asnjë ekuivok e rreme nga fillimi në fund.

Siç është faktuar tashmë, as zoti Basha dhe as Partia Demokratike dhe fushatat e saj nuk kanë marrë ndonjëherë fonde nga Rusia.

Kur kjo histori doli për herë të parë në 2017, zoti Basha dhe Partia Demokratike kërkuan një hetim të plotë dhe bashkëpunuan plotësisht me të gjitha autoritetet hetimore.

Në vitin 2019, gjykatat në Shqipëri e kishin shfajësuar plotësisht zotin Basha dhe Partinë Demokratike, duke e pastruar atë nga çdo lidhje me këtë histori të sajuar.

Për më tepër, që prej asaj kohe ka dalë në dritë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte lidhje të ngushta me agjentin e atëhershëm të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas hetimeve, përfshirë nga New York Times, këto lidhje u krijuan kryesisht për të goditur z. Basha, duke u përfshirë në një fushatë shpifjeje kundër tij, pjesë e së cilës ishin edhe këto akuza të rreme. Shih: https://www.nytimes.com/…/fbi-intelligence-charged…

Duke besuar se do ti pasqyroni këto fakte në mënyrën e duhur,

Me respekt,

Mirela Karabina

Zëdhënëse e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com