Prej dy ditësh vendi ynë ndodhet nën ‘diktatin’ e motit të keq, stuhive dhe rrebesheve, që kanë sjellë problemtaika në disa zona.
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ekipet që ndodhen në terren për menaxhimin e situatës, teksa iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.
Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin”, shkruan Rama.