Ra nga kati i 9 i pallatit ku punonte, 28 vjeçari punonte në të zezë! Tre persona të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti fatal i mëngjesit të djeshëm ku një 28 vjecar humbi jeten teksa po punonte në një pallat i cili ishte në ndërtim.

28 vjecari sapo kishte nisur punën në orën 7:30 të mëngjesit të së enjtes ku burime thonë se Emiliano Frroku ka qenë duke ngjitur vinçin por është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me mjetin e tij të punes. Burime nga policia bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim 3 persona në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas inspektoriatit të punës, i riu ishte i pasiguruar dhe punonte në të zezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com