“Qëndrimi për Kosovën nuk ndryshon”, Mitsotakis vizitë në Serbi, takohet me Vuçiç

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha sot nga Beogradi se Greqia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën. Greqia është një nga shtetet e BE-së që e nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Kreu i qeverisë greke zhvilloi sot një vizitë në Serbi, ku u prit nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovë mbetet i pandryshuar dhe ne besojmë se ndërmjetësimi dhe dialogu europian janë mënyra e vetme për të normalizuar marrëdhëniet mes palëve, gjë që do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon, që është synimi i të gjithëve”, u shpreh Kryeministri Mitsotakis në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Vuçiç.

Mitsotakis shprehu mbështetjen për rrugën europiane të Serbisë. Ndërsa dy zyrtarët e lartë i konsideruan vëllazërore marrëdhëniet mes Greqisë dhe Serbisë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *