Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha sot nga Beogradi se Greqia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën. Greqia është një nga shtetet e BE-së që e nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
Kreu i qeverisë greke zhvilloi sot një vizitë në Serbi, ku u prit nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
“Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovë mbetet i pandryshuar dhe ne besojmë se ndërmjetësimi dhe dialogu europian janë mënyra e vetme për të normalizuar marrëdhëniet mes palëve, gjë që do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon, që është synimi i të gjithëve”, u shpreh Kryeministri Mitsotakis në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Vuçiç.
Mitsotakis shprehu mbështetjen për rrugën europiane të Serbisë. Ndërsa dy zyrtarët e lartë i konsideruan vëllazërore marrëdhëniet mes Greqisë dhe Serbisë.
/f.s