“Puthjet dhe plumbat”/ Dashuria e mafiozit me vajzën e pasur, historia që mbaroi keq

Ekzekutimi i kryemafiozit grek Vangelis Zampounis me gati 100 plumba erdhi si kujtim se lufta brenda mafias greke vazhdon e pandërprerë, shkruan Protothema.

Në ecurinë  e turbullt të jetës së errët të Vangelis Zampounis, një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe dashuria e madhe e jetës së tij, Katerina Anagnostaki, e njohur si “Katerina Bella Mafia”.

“Një grua mbresëlënëse që tërhiqej gjithmonë nga mafiozi, me e të cilën jetoi një romancë pasionante për një kohë të gjatë, para se të ndaheshin miqësisht. Por edhe pas ndarjes së tyre, ata komunikonin shumë shpesh, sigurisht pa e ditur se pas viit 2016, kur shpërtheu lufta e mafias greke, ata do të bëheshin objektiva kryesorë për t’u eliminuar nga kundërshtarët. Katerina Anagnostaki ishte e para që u ekzekutua, kur mendoi se kishte dalë njëherë e mirë nga mafia greke”, shkruan media greke.

Dashuria me kumbarin

Katerina Bella Mafia, e donte jetën e mirë, armët dhe tatuazhet. Ajo ishte me origjinë nga Kreta dhe vinte nga një familje e pasur, ndërsa u rrit me të gjitha komoditetet. Ajo ishte ende e re kur besonte se për shkak të emrit, lidhjeve dhe statusit shoqëror do të ishte gjithmonë e paprekshme dhe e mbrojtur.

Në moshën 20-vjeçare, ajo takoi dhe u dashurua me Vangelis Zampounis. Edhe kryemafiozi grek ra në dashuri të duke vendosur të dalë nga bota e mafias për t’iu larguar situatave të vështira, por gjë e cila nuk ndodhi kurrë.

Ai madje përfshiu dhe të dashurën në botën e errët të mafias greke.

Kur ai rrezikoi të arrestohet, ajo e fshehu në banesën e saj, duke kryer dhe paligjshmërinë e parë.

Më pas ajo u mor e dyshuar për një vrasje mafioze, për të cilën u shpall e pafajshme. Gjithashtu u akuzua si pjesë e një bande grabitësish të dërgesave të parave në banka.

Për këtë rast konkret, ajo mori një dënim me 5 vite burg me kusht. Më pas nga saj ndodhi dhe atentati i parë. Në vitin 2011, kur dy burra me kokore e prisnin në Veikou Avenue në Galatsi ku ajo ishte në punë.

Atentatorët, e qëlluan në kokë dhe u larguan, duke lënë të plagosur rëndë, në një kohë që ishte dhe shtatzënë. Ngjara ndodhi kur katerina ishte vetëm 26-vjeçe.

Ajo dërgohet në urgjencë në spital dhe mjekët luftojnë për ta mbajtur në jetë dhe për të shpëtuar fëmijën e cila tani është 12 vjeçe.

Anagnostaki mundet të shpëtojë dhe del pas muajsh shtrimi në spital. Pikërisht atëherë thuhet se ajo u nis për në Amerikë me vajzën e saj për disa vite, diçka që familja e saj e mohon.

Pas atentatit ajo kishte ndryshuar shumë dhe dukej se ishte distancuar nga mafia greke. Vendosi që të jetonte një jetë normale në Athinë. Veçse dikush nuk e kishte harruar as atë dhe as veprat e saj në vend, ku që nga viti 2016 ekzekutimet në Athinë u shtuan dhe rriteshin vazhdimisht muaj pas muaji.

Më 20 shtator 2018, rreth mesnatës, 33-vjeçarja simpatike me flokë të zeza po kthehej me Mercedesin e saj në kompleksin luksoz të banesave ku jetonte, në Kifissia. Ajo kishte një aplikacion në celularin e saj që i lejonte të shihte kamerat në parkingun nëntokësor ku parkonte makinën e saj, pasi kohët e fundit kishte marrë disa mesazhe kërcënuese.

Pasi pa se gjithçka ishte në rregull ajo u fut dhe zbriti në parking, duke mos vënë re “hijet” që po ecnin me shpejtësi pas saj, të armatosur me kallashnikov. Me një breshëri kallashnikovi “Katerina Bella Mafia” u ekzekutua.

Tre muaj më parë, në një postim në Instagram  ajo shkroi: “Në fillim vijnë buzëqeshjet, më pas gënjeshtra dhe në fund plumbat”, një frazë që rezultoi profetike, e shoqëruar me një foto të saj duke drejtuar armën automatike drejt objektivit.

Zampounis që sapo kishte hipur në të. Pasojat bëhen të ditura nga videot e rrjedhura nga kamerat e sigurisë, ku shihet qitësi i parë duke zbrazur një karikator nga kallashnikovi, duke shpuar xhamin e blinduar të BMW-së.

Ai ringarkon dhe gjuan, i ndjekur nga bashkëpunëtori i tij nga ana tjetër, i cili godet me gaz Zampounis dhe në fund vjen gjuajtja e lirë. Ekzekutorët zhduken në makinën e vjedhur që më vonë do të gjendet i djegur dhe kur të mbërrijë policia ata shohin trupin e pajetë të Zabounis të mbushur me plumba, një mbetje e një lufte që filloi tetë vjet më parë dhe nuk thotë se do të përfundojë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com