Pas incidenteve të djeshme, Partia Socialiste ka mbledhur firmat dhe do t’i kërkojë Kuvendit përjashtimin e deputetëve të opozitës që u përfshinë në kaos.
Sipas raportimeve të fundit, pritet të jenë rreth 4 ose 5 deputetë të opozitës për të cilët do të kërkohet përjashtimi, ndërkohë që pritet vendimi i Sekretariatit të Etikës.
Ndër të tjera thuhet se një prej deputetët për të cilët do të kërkohet përjashtimi është Ervin Salianji, i cili ishte dje protagonisti kryesor i incidenteve që ndodhën në sallën e Kuvendit, ku u bllokua salla me karrige dhe u hodhën tymuese.