“Problem do të jetë era”, moti përmirësohet të dielën, sinoptikani: E mërkura risjell reshjet

Në gjithë këtë stuhi dhe mot të keq që ka përfshirë Shqipërinë, ngushëllues është fakti që nuk do të zgjasë shumë.

Sipas sinoptikanit Hakil Osmani, e shtuna do të jetë me mot të keq, me shira dhe rrebeshe në të gjithë territorin, ndërsa përmirësimi do të vijë gjatë paradites së të dielës. Po ashtu nga dita e nesërme do të ketë rritje të temperaturave.

“Në orët e mbrëmjes do kenë më pak reshjet, ndërsa ultësira perëndimore ka pasur më shumë reshje shiu dhe rrebeshe. Përmirësimi do të vijojë edhe gjatë paradites së ditës së diel.

Në zonat veriore shi do të ketë edhe gjatë paradites, por të pakta. Pjesa e dytë e ditës së nesërme do të ketë shi në të gjithë vendin. Parametri i erës do të jetë problematik ditën e nesërme, nga orët e para të mëngjesit deri në orën 16:00.

Në javën e ardhme do të kemi një mot më të qëndrueshëm. Përjashtim bëhet në zonën veriore, por dita e mërkurë ka sinjale se do të ketë sërish vranësira dhe reshje në të gjithë vendin.

Temperaturat javën e ardhshme do të rriten lehtë duke nisur nga dita e diel. Fillim java do të sjellë një tjetër rritje, dhe maksimumi të ngjitet në 23 gradë, por e mërkura do të sjellë rënie te temperaturës”, tha Osmani për News 24.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com