Policia e Shkodrës ndalon një tjetër mjet të blinduar, zbulohet emri i shoferit

Gjobitet dhe i bllokohet mjeti i Leonard Gjekës. Ai është ndaluar duke lëvizur me mjet të blinduar pa autorizim në Shkodër.

Gjeka njihet për arratisjen e tij në burgun e Melburnit në Australi disa vite më parë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *