Po udhëtonte me biçikletë, përplaset për vdekje në rrugë, tjetër aksident tragjik në mbrëmje

Një aksident tjetër tragjik është regjistruar pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz.

Raportohet se një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com