Një aksident tjetër tragjik është regjistruar pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz.
Raportohet se një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.