“Po qëndroi ajo do marrë superxhiro”/ Vajzat flasin për nominimet

Siç e dini “Zarfi i Zi” i Vëllait të Madh dërgoi këtë javë në nominim “kokë më kokë”, Eglën dhe Rike Rroçin si dënim për përleshjen fizike që patën disa ditë më parë, një skenë që u komentua gjerësisht në rrjet dhe veprimi i vajzave u konsiderua si skandaloze.

Në shtëpi kanë nisur diskutimet se cila prej tyre mund të dalë. Në një bisedë në oborrin e shtëpisë, Vesa, Rike dhe Roza thonë se ajo që duhet të eliminohet është Egla, pasi sipas tyre degradon shpesh në ofendime dhe krijon situata tensioni në shtëpi.

Roza tha se nëse ajo arrin të shpëtojë do të “marrë superxhiro” dhe do të shkojë në ekstremitet me veprimet e sjelljen e saj. Nga ana tjetër Vesa shprehet se banorët e tjerë do të fillojnë të jenë në krahun e saj.

Biseda e plotë në videon më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com