Aksident tragjik në Tepelenë, një viktimë dhe 3 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Nga vendngjarja raportohet se njëra makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë dhe është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Nga përplasja ka ndërruar jetë në vend shoferja e njërës prej makinave të përfshira në aksident, ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë.

Këta të fundit janë përcjellë për në Spitalin e Gjirokastrës, por mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *